Politika për privatësinë

për faqen e internetit www.myvolkswagen.net/al/sq.html

A. Kontrolluesi

Shumë faleminderit që vizitoni një faqe interneti të Volkswagen AG, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Deutschland, E-Mail: kundenbetreuung@volkswagen.deOpens a mail link, e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Gjykatës së Shkallës së Parë Braunschweig me numër HRB 100484 (Volkswagen AG“ ose “ne“, “neve“ ose “jonë“). Në vijim ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nëpërmjet Volkswagen AG në lidhje me vizitën tuaj në faqen e internetit.

B. Përpunimi i të dhënave personale

1 Përpunimi i skedarëve të protokollit

Gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit – faqja e internetit myvolkswagen.net (“myVolkswagen“) – ne i përpunojmë nga ju skedarët e mëposhtëm të protokollit, të cilët nuk lejojnë asnjë përfundim për personin tuaj:

  • një Cookie-ID anonim, i cili nuk mundëson asnjë përfundim në adresën tuaj IP,
  • sistemi juaj operativ, shfletuesi juaj në internet dhe rezolucioni i ekranit tuaj,
  • data dhe ora e vizitës suaj,
  • faqet e internetit që keni vizituar te ne dhe
  •  faqja e internetit, tek e cila na vizitoni.

Përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në bazë të nenit 6, paragrafi 1, germa "f" e GDPR, bazuar në interesin tonë legjitim për t'ju ofruar juve faqen e internetit sipas rregullave. Të dhënat fshihen pas 30 ditësh.

Për pritjen e kësaj faqeje interneti ne përdorim një nga Amazon Web Services EMEA SARL (“Amazon”) operuar nga Amazon Web Services Cloud në Bashkimin Evropian. Qasja në të dhënat personale nga Amazon Web Services, Inc., me seli në SHBA, nuk mund të përjashtohet, në mënyrë që klauzolat përkatëse standarde të BE (një kontratë e aprovuar nga Komisioni Evropian, i cili i jep të dhënave personale të njëjtën mbrojtje si ajo që kanë në BE për përpunimin e të dhënave në vendet jashtë BE) (me rregullimet e nevojshme në secilin rast në përputhje me ligjin kombëtar) të kenë përfunduar. Amazon i përpunon të dhënat tuaja personale vetëm me porosinë tonë dhe sipas udhëzimeve tona në përputhje me një kontratë për përpunimin e të dhënave, e cila përmbush kërkesat e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave. Klauzolat e përdorura të kontratës standarde të BE mund t'i shihni nëpërmjet URL https://eur-lex.europa.eu/legal-content/DE/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087Opens an external link.

2. Volkswagen ID

Ju mund të hyni te myVolkswagen me Volkswagen ID tuajën. Ajo shërben si llogari qendrore e përdoruesit, në të cilën ju mund të menaxhoni të dhënat tuaja personale. Nëse regjistroheni me Volkswagen ID tuajën te myVolkswagen, atëherë ne i përpunojmë të dhënat tuaja nga llogaria juaj e përdoruesit Volkswagen ID (neni 6, paragrafi 1, germa “b” e GDPR):

  • Emri,
  • Mënyra e adresimit dhe titulli,
  • Datëlindja,
  • Adresa,
  • Numri i telefonit,
  • Gjuha e preferuar,
  • Fotoja e profilit.

Për të përdorur funksionet e caktuara të kësaj faqeje interneti, është nevojshme për t'u regjistruar te Volkswagen ID ose për t'u regjistruar me një llogari ekzistuese të përdoruesit të Volkswagen ID. Përveç kësaj, faqja e internetit ofron funksione, të cilat në fakt parashikojnë një regjistrim ose identifikim me Volkswagen ID, por nuk e kërkojnë atë. Nëse e përdorni Volkswagen ID, atëherë shërbimi i zgjedhur nga ju lidhet me llogarinë tuaj të përdoruesit Volkswagen ID. Kjo lidhje bëhet vetëm nëse ju e keni dhënë pëlqimin për këtë (neni 6, paragrafi 1, germa "a" e GDPR). Informacionet e mëtejshme për përpunimin e të dhënave në kuadër të Volkswagen ID i gjeni te politika për privatësinë në faqen https://vwid.vwgroup.io/data-privacyOpens an external link.

3. Funksionet e myVolkswagen

Shërbimet dixhitale dhe serviset e renditura më poshtë duhet të gjenden në fushën e klientit myVolkswagen. myVolkswagen bashkon për ju informacionet e rëndësishme dhe cilësimet rreth automjetit tuaj si dhe shërbimet dixhitale dhe serviset.

a. Garazhi virtual

Në garazhin virtual ju keni mundësinë për të ruajtur në profilin e Volkswagen ID tuaj automjetet tuaja të porositura ose që tashmë gjenden në pronësinë tuaj. Kështu ne mund t’ju japim një pasqyrë përmbledhëse për automjetet tuaja dhe pajisjet e tyre dhe t’ju ofrojmë një akses të pranueshëm për shërbimet e tjera në lidhje me automjetin në faqen e internetit, pa u dashur për ta identifikuar përsëri automjetin tuaj. Për këtë jepni numrin e komisionit (për automjetet që gjenden ende në prodhim) ose numrin e shasisë (VIN: për automjetet që tashmë gjenden në pronësi), për të identifikuar automjetin tuaj. Më pas, ju keni mundësinë të futni të dhëna të tjera mbi baza vullnetare për automjetin tuaj (targën, pseudonimin), të cilat ju lehtësojnë për të identifikuar automjetin tuaj te pasqyra e automjeteve të disponueshme në fund. Sapo këto të dhëna të jenë të disponueshme në Volkswagen ID, ato do të transferohen në garazhin virtual. Nëse vendosni që këto të dhëna të futen, atëherë ato ruhen gjithashtu në Volkswagen ID. Në këtë rast përpunohen të dhënat tuaja personale, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë shërbimet e kërkuara. Përpunimi bëhet në këtë mënyrë sipas nenin 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR. 

Gjithsesi, në këtë pasqyrë të automjeteve juve ju shfaqen foto të automjetit tuaj në gjendjen e prodhimit. Këto të dhëna ju caktohen juve në bazë të numrit të identifikimit të automjetit të dhënë nga ju. Nëse dëshironi t’i fshini ose t’i ndryshoni këto të dhëna, atëherë mund ta kryeni këtë në Volkswagen ID. Të dhënat tuaja personale ruhen për aq kohë, sa është e nevojshme, për t’ju ofruar juve shërbimet e kërkuara. Nëse ju nuk lidheni më me Volkswagen ID tuajën brenda 5 viteve, atëherë ne e fshijmë këtë Volkswagen ID, duke përfshirë të dhënat personale, për aq kohë sa ne nuk jemi të detyruar për të ruajtur më gjatë të dhënat për arsye të tjera.

b. Skedarët e protokollit

Nëse nuk jeni regjistruar me Volkswagen ID tuajën në myVolkswagen, atëherë në rast të shfaqjes së gabimeve ne protokollojmë të dhënat e mëposhtme:

  • Volkswagen ID tuaj në formën e emrit të përdoruesit tuaj
  • Numri i identifikimit të automjetit tuaj (nëse është shfaqur gabim në një funksion me kontekstin e automjetit dhe të keni shtuar më parë një automjet në llogarinë tuaj të përdoruesit)

Këto të dhëna protokolli ne i mbledhim në bazë të një interesi legjitim (neni 6, paragrafi 1, germa “f” e GDPR), i cili konsiston në korrigjimin e shpejtë të gabimeve që kanë ndodhur në këtë faqe dhe për t’ju mbështetur juve në mënyrë optimale në rast të një gabimi. Këto të dhëna protokolli ruhen të koduara dhe fshihen përsëri automatikisht pas 30 ditësh.

Për përpunimin e këtyre të dhënave të protokollit ne përdorim një nga Amazon Web Services EMEA SARL (“Amazon”) operuar nga Amazon Web Services Cloud në Bashkimin Evropian. Qasja në të dhënat personale nga Amazon Web Services, Inc., me seli në SHBA, nuk mund të përjashtohet, në mënyrë që klauzolat përkatëse standarde të BE (një kontratë e aprovuar nga Komisioni Evropian, i cili i jep të dhënave personale të njëjtën mbrojtje si ajo që kanë në BE për përpunimin e të dhënave në vendet jashtë BE) (me rregullimet e nevojshme në secilin rast në përputhje me ligjin kombëtar) të kenë përfunduar. Amazon i përpunon të dhënat tuaja personale vetëm me porosinë tonë dhe sipas udhëzimeve tona në përputhje me një kontratë për përpunimin e të dhënave, e cila përmbush kërkesat e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave. Klauzolat e përdorura të kontratës standarde të BE mund t'i shihni nëpërmjet URL https://eur-lex.europa.eu/legal-content/DE/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087Opens an external link.

C. Përdorimi i ''Cookies''

a. Informacione të përgjithshme

Volkswagen AG vendos në faqet e saj të internetit "Cookies". "Cookies" janë skedarë të vegjël me informacione konfigurimi, të cilët ruhen në pajisjen tuaj. Në parim "Cookies" ndahen në tre kategori. Këto janë ''Cookies'', të cilët janë të domosdoshëm për funksionalitetin e faqes së internetit (të ashtuquajtur ''Cookies'' të funksionit).

Përpunimi i "Cookies të funksioneve" është i nevojshëm për t'ju mundësuar vizitën në faqen e internetit (shih neni 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR).

Informacione të tjera për "Cookies" që ne përdorim gjeni në udhëzuesin për përdorimin e "Cookies".

D. Të drejtat tuaja

Të drejtat e mëposhtme ju mund t'i ngrini në çdo kohë kundër Volkswagen AG pa pagesë. Informacione të tjera për perceptimin e të drejtave tuaja i gjeni në paragrafin D.

E drejta për informim

Ju keni të drejtë të merrni informacion, nëse ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe se për cilat bëhet fjalë (neni 15 i GDPR), si dhe të merrni informacion për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Për më tepër, ju keni të drejtë të merrni një kopje të të dhënave tuaja personale të përpunuara nga ne.

E drejta e korrigjimit

Ju keni të drejtën të kërkoni që të korrigjojmë të dhënat tuaja personale që mund të jenë të gabuara apo të paplota (neni 16 i GDPR).

E drejta për fshirje

Ju keni të drejtën të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale nëse përmbushen kushtet e përcaktuara në nenin 17 të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Sipas këtij përcaktimi ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja, nëse ato nuk janë më të nevojshme, për arsyet që ato janë mbledhur. Përveç kësaj, ju mund të kërkoni fshirjen, nëse ne përpunojmë të dhënat tuaja në bazë të pëlqimit tuaj dhe ju e kundërshtoni këtë pëlqim.

E drejta për kufizimin e përpunimit

 Ju keni të drejtën të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja nëse përmbushen kushtet e nenit 18 të GDPR. Ky për shembull është rasti, nëse ju keni kundërshtime për saktësinë e të dhënave tuaja. Për kohëzgjatjen e verifikimit të vërtetësisë së të dhënave ju më pas mund të kërkoni kufizimin e përpunimit.

___

E drejta e kundërshtimit

Nëse përpunimi bazohet në një interes mbizotërues legjitim ose nëse është e nevojshme për plotësimin e një detyre, e cila është në interesin publik ose nëse bëhet nga ne për të ushtruar autoritetin zyrtar (neni 6, paragrafi 1, germa “e” e GDPR), atëherë ju keni të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja. Në rastin e kundërshtimit jeni të lutur të ndani me ne arsyet tuaja, për të cilat ju kundërshtoni përpunimin e të dhënave.

Përveç kësaj, ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për arsyet e marketingut të drejtpërdrejtë. E njëjta gjë vlen edhe për profilizimin nëse kjo lidhet me marketingun e drejtpërdrejtë.

___

E drejta për transferimin e të dhënave

Nëse përpunimi i të dhënave mbështetet mbi pëlqimin tuaj apo përmbushjen e një kontrate dhe kjo kryhet përmes përpunimit të automatizuar, atëherë ju keni të drejtën t'i merrni të dhënat tuaja në format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga pajisjet kompjuterike, dhe t'ia transferoni ato një kontrolluesi tjetër të të dhënave (nenin 20 i GDPR).

E drejta e revokimit: Nëse përpunimi i të dhënave mbështetet mbi pëlqimin tuaj, atëherë ju keni të drejtën ta revokoni në çdo kohë pa pagesë pëlqimin e dhënë me efekt për të ardhmen.

E drejta e ankesës

Ju keni gjithashtu të drejtën të ankoheni pranë një autoriteti mbikëqyrës ose pranë një zyre tjetër përkatëse për përpunimin e të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja. Ky mund të jetë për shembull autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin tuaj të banimit. Një listë me të gjitha zyrat për mbrojtjen e të dhënave në BE gjeni këtu: https://ec.europa.eu/justice/article-29/structure/data-protection-authorities/index\_en.htmlOpens an external link

E. Personi juaj i kontaktit

Partneri i kontaktit për ushtrimin e të drejtave tuaja

Për informacionet, se cilit person mund t’i drejtoheni për të ushtruar të drejtat tuaja ose për të marrë informacione të tjera, vizitoni linkun e mëposhtëm https://datenschutz.volkswagen.deOpens an external link.

Përfaqësuesi i kontrolluesit të të dhënave në Shqipëri:

Porsche Albania Sh.p.k Autostrada Tiranë-Durrës Km. 3, Tiranë,1051

dataprotection@porsche.alOpens a mail link

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave

Komisioneri ynë për mbrojtjen e të dhënave është në dispozicionin tuaj si person kontakti për të gjitha çështjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave si dhe për ushtrimin e të drejtave tuaja:

Datenschutzbeauftragter der Volkswagen AG

Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg

E-Mail: datenschutz@volkswagen.de

Versioni: Shkurt 2021