Qëndroni në rrugën e duhur – me përditësimet e hartave të Volkswagen




Përditësoni dhe nisuni

Në myVolkswagen ju gjeni lehtësisht të gjitha hartat aktuale të navigimit bashkë me informacione dhe produkte të tjera për automjetin tuaj.

Ju nuk e njihni ende myVolkswagen?

Përdorni udhëzimet tona hap pas hapi për të shkarkuar hartat më të
fundit nga myVolkswagen direkt në sistemin tuaj të navigimit.

1
Identifikohuni në myVolkswagen

Identifikohuni në myVolkswagen me Volkswagen ID tuajën. Shkoni tek simboli i profilit sipër djathtas dhe zgjidhni “Automjetet dhe produktet e mia”, për të shfaqur detajete automjetit tuaj.

Ju nuk keni ende një Volkswagen ID?

Atëherë ju mund të regjistroheni në çdo moment në myVolkswagenOpens an external link.

2
Shtoni automjetin tuaj

Futni numrin tuaj të identifikimit të automjetit (VIN) dhe shtoni automjetin në garazhin tuaj. Më pas atje ne mund t’ju shfaqim të gjitha hartat e përshtatshme të navigimit. 

E keni shtuar tashmë automjetin tuaj?

Atëherë kalojeni këtë hap.

3
Përzgjidhni përditësimin tuaj të përshtatshëm të hartës

Direkt poshtë detajeve të automjetit, mund të zgjidhni dhe shkarkoni harta individuale të navigimit për automjetin tuaj në fushën "Përditësimet e Hartës". Nëse është e nevojshme, mund të gjeni më shumë informacion në ndihmën e instalimit. 

Shkarkimi nuk funksionon?

Kontrolloni nëse karta juaj SD ka mjaftueshëm vend për ruajtje.