për faqen e internetit www.myvolkswagen.net/al/sq.html
A. Kontrolluesi
Shumë faleminderit që vizitoni një faqe interneti të Volkswagen AG, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Deutschland, E-Mail: kundenbetreuung@volkswagen.de, e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Gjykatës së Shkallës së Parë Braunschweig me numër HRB 100484 (“Volkswagen AG“ ose “ne“, “neve“ ose “jonë“). Në vijim ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nëpërmjet Volkswagen AG në lidhje me vizitën tuaj në faqen e internetit.
B. Përpunimi i të dhënave personale
1 Përpunimi i skedarëve të protokollit
Gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit – faqja e internetit myvolkswagen.net (“myVolkswagen“) – ne i përpunojmë nga ju skedarët e mëposhtëm të protokollit, të cilët nuk lejojnë asnjë përfundim për personin tuaj:
një Cookie-ID anonim, i cili nuk mundëson asnjë përfundim në adresën tuaj IP,
sistemi juaj operativ, shfletuesi juaj në internet dhe rezolucioni i ekranit tuaj,
data dhe ora e vizitës suaj,
faqet e internetit që keni vizituar te ne dhe
faqja e internetit, tek e cila na vizitoni.
Përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në bazë të nenit 6, paragrafi 1, germa "f" e GDPR, bazuar në interesin tonë legjitim për t'ju ofruar juve faqen e internetit sipas rregullave. Të dhënat fshihen pas 30 ditësh.
Për pritjen e faqes së internetit të myVolkswagen si dhe ofrimin e funksioneve individuale, të dhënat personale të përpunuara nga CARIAD SE ruhen në një Web Service Cloud që operohet nga Microsoft Ireland Operations Limited, One Microsoft Place, South County Business Park, Leopardstown, Dublin 18, D18 P521, Ireland. Të dhënat personale kodohen nga Microsoft Ireland Operations Limited sipas marrëveshjeve të lidhura me CARIAD SE dhe përpunohen ekskluzivisht në serverët e të dhënave në Bashkimin Evropian. Aksesi (për të lexuar) informacione nëpërmjet Microsoft Corporation ose kompanive bija me seli në një shtet jashtë BE/EWR nuk mund të përjashtohet. Për këtë arsye janë lidhur kontratat përkatëse me klauzolat standarde të BE-së për transferimin e të dhënave personale te përpunuesit e kontraktuar, për të mbrojtur mjaftueshëm të dhënat tuaja personale. Klauzolat e përdorura të kontratës standarde të BE mund t'i thirrni nëpërmjet URL https://eur-lex.europa.eu/legal-content/sq/TXT/?uri=CELEX%3A32021D0914.
Të dhënat personale të përpunuara paralel me përpunimin e përmendur më sipër ruhen nga Amazon Web Services, Inc. ("AWS") 410 Terry Ave. North, Seattle, WA 98109, USA, në një Web Service Cloud që operohet nga ajo. nga AWS të dhënat personale kodohen sipas marrëveshjeve të lidhura me ne dhe përpunohen ekskluzivisht në serverët e të dhënave në Bashkimin Evropian. Aksesi (për të lexuar) te këto informacione nga Amazon Web Services, Inc. me seli në SHBA nuk mund të përjashtohet. Për këtë arsye janë lidhur kontratat përkatëse me klauzolat standarde të BE-së për transferimin e të dhënave personale te përpunuesit e kontraktuar, për të mbrojtur mjaftueshëm të dhënat tuaja personale. Klauzolat e përdorura të kontratës standarde të BE mund t'i shihni në URL https://eur-lex.europa.eu/legal-content/sq/TXT/?uri=CELEX%3A32021D0914.
2. Volkswagen ID
Ju mund të hyni te myVolkswagen me Volkswagen ID tuajën. Ajo shërben si llogari qendrore e përdoruesit, në të cilën ju mund të menaxhoni të dhënat tuaja personale. Nëse regjistroheni me Volkswagen ID tuajën te myVolkswagen, atëherë ne i përpunojmë të dhënat tuaja nga llogaria juaj e përdoruesit Volkswagen ID (neni 6, paragrafi 1, germa “b” e GDPR):
Emri,
Mënyra e adresimit dhe titulli,
Datëlindja,
Adresa,
Numri i telefonit,
Gjuha e preferuar,
Fotoja e profilit.
Për të përdorur funksionet e caktuara të kësaj faqeje interneti, është nevojshme për t'u regjistruar te Volkswagen ID ose për t'u regjistruar me një llogari ekzistuese të përdoruesit të Volkswagen ID. Përveç kësaj, faqja e internetit ofron funksione, të cilat në fakt parashikojnë një regjistrim ose identifikim me Volkswagen ID, por nuk e kërkojnë atë. Nëse e përdorni Volkswagen ID, atëherë shërbimi i zgjedhur nga ju lidhet me llogarinë tuaj të përdoruesit Volkswagen ID. Kjo lidhje bëhet vetëm nëse ju e keni dhënë pëlqimin për këtë (neni 6, paragrafi 1, germa "a" e GDPR). Informacionet e mëtejshme për përpunimin e të dhënave në kuadër të Volkswagen ID i gjeni te politika për privatësinë në faqen https://vwid.vwgroup.io/data-privacy.
3. Funksionet e myVolkswagen
Shërbimet dixhitale dhe serviset e renditura më poshtë duhet të gjenden në fushën e klientit myVolkswagen. myVolkswagen bashkon për ju informacionet e rëndësishme dhe cilësimet rreth automjetit tuaj si dhe shërbimet dixhitale dhe serviset.
a. Garazhi virtual
Në garazhin virtual ju keni mundësinë për të ruajtur në profilin e Volkswagen ID tuaj automjetet tuaja të porositura ose që tashmë gjenden në pronësinë tuaj. Kështu ne mund t’ju japim një pasqyrë përmbledhëse për automjetet tuaja dhe pajisjet e tyre dhe t’ju ofrojmë një akses të pranueshëm për shërbimet e tjera në lidhje me automjetin në faqen e internetit, pa u dashur për ta identifikuar përsëri automjetin tuaj. Për këtë jepni numrin e komisionit (për automjetet që gjenden ende në prodhim) ose numrin e shasisë (VIN: për automjetet që tashmë gjenden në pronësi), për të identifikuar automjetin tuaj. Më pas, ju keni mundësinë të futni të dhëna të tjera mbi baza vullnetare për automjetin tuaj (targën, pseudonimin), të cilat ju lehtësojnë për të identifikuar automjetin tuaj te pasqyra e automjeteve të disponueshme në fund. Sapo këto të dhëna të jenë të disponueshme në Volkswagen ID, ato do të transferohen në garazhin virtual. Nëse vendosni që këto të dhëna të futen, atëherë ato ruhen gjithashtu në Volkswagen ID. Në këtë rast përpunohen të dhënat tuaja personale, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë shërbimet e kërkuara. Përpunimi bëhet në këtë mënyrë sipas nenin 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR.
Gjithsesi, në këtë pasqyrë të automjeteve juve ju shfaqen foto të automjetit tuaj në gjendjen e prodhimit. Këto të dhëna ju caktohen juve në bazë të numrit të identifikimit të automjetit të dhënë nga ju. Nëse dëshironi t’i fshini ose t’i ndryshoni këto të dhëna, atëherë mund ta kryeni këtë në Volkswagen ID. Të dhënat tuaja personale ruhen për aq kohë, sa është e nevojshme, për t’ju ofruar juve shërbimet e kërkuara. Nëse ju nuk lidheni më me Volkswagen ID tuajën brenda 5 viteve, atëherë ne e fshijmë këtë Volkswagen ID, duke përfshirë të dhënat personale, për aq kohë sa ne nuk jemi të detyruar për të ruajtur më gjatë të dhënat për arsye të tjera.
b. Skedarët e protokollit
Nëse nuk jeni regjistruar me Volkswagen ID tuajën në myVolkswagen, atëherë në rast të shfaqjes së gabimeve ne protokollojmë të dhënat e mëposhtme:
Volkswagen ID tuaj në formën e emrit të përdoruesit tuaj
Numri i identifikimit të automjetit tuaj (nëse është shfaqur gabim në një funksion me kontekstin e automjetit dhe të keni shtuar më parë një automjet në llogarinë tuaj të përdoruesit)
Këto të dhëna protokolli ne i mbledhim në bazë të një interesi legjitim (neni 6, paragrafi 1, germa “f” e GDPR), i cili konsiston në korrigjimin e shpejtë të gabimeve që kanë ndodhur në këtë faqe dhe për t’ju mbështetur juve në mënyrë optimale në rast të një gabimi. Këto të dhëna protokolli ruhen të koduara dhe fshihen përsëri automatikisht pas 30 ditësh.
c. Qendrës Interaktive të Klientit (CIC)
Ju mund të kontaktoni Qendrës Interaktive të Klientit (CIC) për çështje që lidhen me shërbimet tona digjitale dhe aplikacionet tona (p.sh. me postë, me email ose me telefon). Në këtë kontekst, [ne përpunojmë / Volkswagen AG përpunon] të dhënat personale të nevojshme për përpunimin e kërkesës suaj dhe për qëllimet e shërbimit të klientit (emri, adresa e emailit, numri i telefonit, shteti dhe gjuha). Për më shumë informacione lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale kur përdorni CIC, lexoni politikën e privatësisë së CIC në [https://cic-legal.volkswagen.com].
4. Përpunimi për qëllimin e reklamave dhe të komunikimit të kontratës së Volkswagen AG
Volkswagen AG përpiqet gjithmonë t’ju dërgojë mundësisht informacione të përshtatura posaçërisht për ju dhe kështu të përmirësojë reklamat për marketingun e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Për më tepër, është e nevojshme analiza mbështetëse e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve tona. Prandaj, nëse ju na keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë, atëherë Volkswagen AG i përpunon të dhënat nga llogaria e përdoruesit Volkswagen ID si dhe nga "myvolkswagen". Gjithashtu ne i përdorim të dhënat tuaja, për të kontaktuar në kuadër të komunikimit të kontratës (ose në rastin e kontratave të skaduara). Detajet për përpunimin e këtyre të dhënave (p.sh. se cilat të dhëna përpunohen me sa saktësi) gjeni në politikën për privatësinë të Volkswagen ID në adresën https://vwid.vwgroup.io/data-privacy
C. Përdorimi i ''Cookies''
a. Informacione të përgjithshme
Volkswagen AG vendos në faqet e saj të internetit "Cookies". "Cookies" janë skedarë të vegjël me informacione konfigurimi, të cilët ruhen në pajisjen tuaj. Në parim "Cookies" ndahen në tre kategori. Këto janë ''Cookies'', të cilët janë të domosdoshëm për funksionalitetin e faqes së internetit (të ashtuquajtur ''Cookies'' të funksionit).
Përpunimi i "Cookies të funksioneve" është i nevojshëm për t'ju mundësuar vizitën në faqen e internetit (shih neni 6, paragrafi 1, germa "b" e GDPR).
Informacione të tjera për "Cookies" që ne përdorim gjeni në udhëzuesin për përdorimin e "Cookies".
D. Të drejtat tuaja
Të drejtat e mëposhtme ju mund t'i ngrini në çdo kohë kundër Volkswagen AG pa pagesë. Informacione të tjera për perceptimin e të drejtave tuaja i gjeni në paragrafin D.
E drejta për informim
Ju keni të drejtë të merrni informacion, nëse ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe se për cilat bëhet fjalë (neni 15 i GDPR), si dhe të merrni informacion për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Për më tepër, ju keni të drejtë të merrni një kopje të të dhënave tuaja personale të përpunuara nga ne.
E drejta e korrigjimit
Ju keni të drejtën të kërkoni që të korrigjojmë të dhënat tuaja personale që mund të jenë të gabuara apo të paplota (neni 16 i GDPR).
E drejta për fshirje
Ju keni të drejtën të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale nëse përmbushen kushtet e përcaktuara në nenin 17 të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Sipas këtij përcaktimi ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja, nëse ato nuk janë më të nevojshme, për arsyet që ato janë mbledhur. Përveç kësaj, ju mund të kërkoni fshirjen, nëse ne përpunojmë të dhënat tuaja në bazë të pëlqimit tuaj dhe ju e kundërshtoni këtë pëlqim.
E drejta për kufizimin e përpunimit
Ju keni të drejtën të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja nëse përmbushen kushtet e nenit 18 të GDPR. Ky për shembull është rasti, nëse ju keni kundërshtime për saktësinë e të dhënave tuaja. Për kohëzgjatjen e verifikimit të vërtetësisë së të dhënave ju më pas mund të kërkoni kufizimin e përpunimit.
___
E drejta e kundërshtimit
Nëse përpunimi bazohet në një interes mbizotërues legjitim ose nëse është e nevojshme për plotësimin e një detyre, e cila është në interesin publik ose nëse bëhet nga ne për të ushtruar autoritetin zyrtar (neni 6, paragrafi 1, germa “e” e GDPR), atëherë ju keni të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja. Në rastin e kundërshtimit jeni të lutur të ndani me ne arsyet tuaja, për të cilat ju kundërshtoni përpunimin e të dhënave.
Përveç kësaj, ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për arsyet e marketingut të drejtpërdrejtë. E njëjta gjë vlen edhe për profilizimin nëse kjo lidhet me marketingun e drejtpërdrejtë.
___
E drejta për transferimin e të dhënave
Nëse përpunimi i të dhënave mbështetet mbi pëlqimin tuaj apo përmbushjen e një kontrate dhe kjo kryhet përmes përpunimit të automatizuar, atëherë ju keni të drejtën t'i merrni të dhënat tuaja në format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga pajisjet kompjuterike, dhe t'ia transferoni ato një kontrolluesi tjetër të të dhënave (nenin 20 i GDPR).
E drejta e revokimit: Nëse përpunimi i të dhënave mbështetet mbi pëlqimin tuaj, atëherë ju keni të drejtën ta revokoni në çdo kohë pa pagesë pëlqimin e dhënë me efekt për të ardhmen.
E drejta e ankesës
Ju keni gjithashtu të drejtën të ankoheni pranë një autoriteti mbikëqyrës ose pranë një zyre tjetër përkatëse për përpunimin e të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja. Ky mund të jetë për shembull autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin tuaj të banimit. Një listë me të gjitha zyrat për mbrojtjen e të dhënave në BE gjeni këtu: https://ec.europa.eu/justice/article-29/structure/data-protection-authorities/index\_en.html
E. Personi juaj i kontaktit
Partneri i kontaktit për ushtrimin e të drejtave tuaja
Për informacionet, se cilit person mund t’i drejtoheni për të ushtruar të drejtat tuaja ose për të marrë informacione të tjera, vizitoni linkun e mëposhtëm https://privacy.volkswagen.com.
Përfaqësuesi i kontrolluesit të të dhënave në Shqipëri:
Porsche Albania Sh.p.k Autostrada Tiranë-Durrës Km. 3, Tiranë,1051
Komisioneri ynë për mbrojtjen e të dhënave është në dispozicionin tuaj si person kontakti për të gjitha çështjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave si dhe për ushtrimin e të drejtave tuaja:
Datenschutzbeauftragter der Volkswagen AG
Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg
E-Mail: datenschutz@volkswagen.de
Versioni: Shkurt 2021
Information
Politika e Privatësisë për përdorimin e Qendrës Interaktive të Klientit (CIC - Customer Interaction Center)
Politika e Privatësisë për përdorimin e Qendrës Interaktive të Klientit (CIC - Customer Interaction Center)
A. Kontrolluesi i të dhënave
Faleminderit që përdorni Qendrën Interaktive të Klientit (CIC - Customer Interaction Center) Zyra përgjegjëse e CIC dhe kontrolluesi i të dhënave për përpunimin e të dhënave është Volkswagen AG, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Gjermani, vw@volkswagen.de, regjistruar në Regjistrin Tregtar të Gjykatës së Rrethit të Braunschweig me Nr. HRB 100484 (‘Volkswagen AG’). Ju lutemi të gjeni këtu informacione rreth mënyrës që mblidhen, përpunohen dhe përdoren të dhënat tuaja, bashkë me përdorimin e shërbimit të CIC.
B. Përpunimi i të dhënave personale të klientëve privatë në rastin e përdorimit të CIC
I. Përpunimi në rastin e përdorimit të faqes së internetit “Ndihmë për aplikacionet dhe shërbimet digjitale“
Kur përdorni faqen tonë të internetit, përpunojmë skedarët e mëposhtëm të të dhënave prej jush, të cilat nuk na lejojnë t’ju identifikojmë: Një kod ID i Skedarëve që nuk lejon asnjë ndërhyrje në adresën tuaj IP, sistemi operativ dhe shfletuesi i internetit që përdorni dhe rezolucioni i ekranit që caktoni, data dhe ora e vizitës suaj, faqet që keni vizituar në faqen tonë të internetit dhe faqja e internetit nga e cila na vizitoni, si dhe adresa IP e pajisjes që keni përdorur për të hyrë në faqen e internetit. Këto të dhëna përpunohen në bazë t ë nenit 6, paragrafi 1, germa f), Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE për interesin tonë legjitim për të pasur mundësinë t’ju shfaqim siç duhet faqen e internetit. Të dhënat do të fshihen pas 30 ditësh.
Për mbajtjen e faqes së internetit kemi mbështetjen e Amazon Web Services, Inc. ("AWS") 410 Terry Ave. North, Seattle, WA 98109, SHBA si përpunues Në AWS, të dhënat enkriptohen sipas marrëveshjeve të bëra me ne dhe vetëm të përpunuara në serverët e të dhënave në Bashkimin Evropian. Duke qenë se AWS e ka selinë në Shtetet e Bashkuara, (leximi) qasja e të dhënave nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të përjashtohen. Për të garantuar mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave tuaja personale është lidhur një marrëveshje përkatëse për mbrojtjen e të dhënave sipas standardit të BE-së. Klauzolat e kontratës sipas standardit të BE-së mund t’i shkarkoni nga URL-ja https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087.
Volkswagen AG përdor gjithashtu Skedarë të ndryshëm në faqen e internetit. Skedarë janë skedarë të vegjël me informacione konfigurimi që ruhen në pajisjen tuaj fundore. Skedarë mund të ndahen kryesisht në tre kategori. Ka Skedarë që janë thelbësore për funksionimin e faqes së internetit (të ashtuquajturat Skedarë funksionale), Skedarë që rrisin komoditetin e vizitës së një faqeje interneti dhe, për shembull, ruajnë cilësimet e gjuhës (të ashtuquajtura Skedarë komoditeti) dhe Skedarë që përdoren për të krijuar profile përdoruesish të pseudonimizuara (të ashtuquajtura Skedarë gjurmuese). Volkswagen AG përdor vetëm Skedarë funksionale në faqet e CIC. Përpunimi i Skedarë funksionale nevojitet për t’ju mundësuar përdorimin e faqes s internetit (shihni nenin 6, paragrafin 1, germa b) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE).
II. Përpunimi i kërkesave dhe Shërbimi i klientit, Vetëshërbimi
1. Përpunimi i të dhënave lidhur me përpunimin e kërkesave dhe shërbimin e klientit
Mund të kontaktoni CIC me kërkesat që lidhen me shërbimet tona digjitale dhe aplikacionet apo produktet dhe shërbimet tona (p.sh. me postë, me email, me formular kontakti apo me telefon). Në këtë kontekst, ne përpunojmë të dhënat personale të nevojshme për të trajtuar kërkesën tuaj dhe për qëllimin e shërbimit të klientit (emri, adresa e emailit, numri i telefonit, shteti dhe gjuha). Ne mund të përpunojmë gjithashtu të dhëna shtesë për trajtimin e kërkesave individuale, siç janë të dhënat kontraktuale (numri i kontratës dhe klientëve tuaj, leja e dhënë), të dhënat e transaksioneve (të dhënat e porosisë dhe të faturës), të dhënat e mjetit (numri i identifikimit të mjetit, regjistrimi fillestar, informacionet e pajisjes), të dhënat e përdorimit të mjetit (kilometrazhi, manuali i automjetit, nivelet e mbushjes së lëngut), të dhënat e shërbimit (p.sh. data e dorëzimit/tërheqjes së mjetit, makinë shoqëruese), të dhënat e harduerit (lloji, prodhuesi, numri serial i pajisjes), të dhënat e softuerit (p.sh. firmueri, sistemi operativ, versioni i aplikacionit), të dhënat e përdorimit të IT (regjistrimi për shërbimet, përdorimi i funksioneve) ose të dhënat e pagesës (detajet e bankës). Nëse na kontaktoni vazhdimisht, përpunojmë edhe informacionet ekzistuese për shqetësimet që keni shprehur më parë. Nëse keni një Volkswagen ID, përpunojmë të dhënat personale të ruajtura në llogaria e përdoruesit të Volkswagen ID dhe shërbimet e lidhura për qëllimin e shërbimit të klientit, nëse nevojitet, siç janë informacionet e llogarisë (p.sh. partneri i preferuar), të dhënat e transaksioneve (p.sh. proceset e tarifimit), të dhënat kontraktuale (p.sh. kushtet e përgjithshme të konfirmuara), të dhënat e përdorimit të IT (p.sh. hyrja e fundit në shërbime, përdorimi i funksioneve) (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa b) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE). Për më shumë informacione rreth kësaj, referojuni politikës së privatësisë së shërbimit përkatës. Për një përmbledhje të shërbimeve për të cilat jeni regjistruar mund të përdorni Volkswagen ID tuaj në portalin e Volkswagen ID.
Ne përpunojmë gjithashtu të dhëna personale nga kërkesat e marra nga palë të treta – veçanërisht nga kompania kombëtare e shitjeve përgjegjëse për vendin tuaj (importuesi), shitësin tuaj të Volkswagen dhe filialet e Volkswagen AG (p.sh. Volkswagen Group Charging GmbH) – nëse i drejtoni kërkesat direkt tek palët e treta ose nëse kërkesa juaj lidhet me produktet dhe shërbimet tona dhe mund të përpunohet vetëm nga ne (informacione për mbrojtjen e të dhënave që lidhen me palët e treta mund t’i gjeni në politikën e privatësisë së palës së tretë përkatëse).
Kur përdorni CIC, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse kjo është e nevojshme për përpunimin e pyetjes suaj dhe për shërbimin ndaj klientit (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa b) të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në BE) dhe për aq kohë sa nuk është përcaktuar ndryshe për funksione ose shërbime individuale në këtë deklaratë për privatësinë. Nëse marrim një pyetje nga ju që nuk është e nevojshme për shërbimin ndaj klientit, ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në interesin tonë legjitim për t’ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm dhe për t’iu përgjigjur kërkesës suaj (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa f) të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në BE). Të dhënat tuaja i ruajmë vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet përkatëse të përmendura, për të cilat i përpunojmë të dhënat tuaja, dhe nëse nuk ka detyrime të tjera për ruajtjen që pengojnë fshirjen. Afati përkatës i ruajtjes është 3 vjet, p.sh. për pyetje ose ankesa të thjeshta, 10 vjet, p.sh. për pretendime për kompensim në lidhje me certifikatat e prodhuesit dhe 15 vjet, p.sh. për pretendime në lidhje me një proces gjyqësor. Nëse të dhënat tuaja nevojiten dhe përpunohen për disa qëllime, ato fshihen automatikisht ose ruhen në formë të anonimizuar, që nuk lejon identifikimin tuaj, sapo të jetë përmbushur qëllimi i fundit specifik.
Për të përmirësuar kujdesin ndaj klientit dhe proceset e punës, funksionalitetin e klientëve të kërkesës për datën e servisit tepartneri juaj i servisit, për të optimizuar përdorimin e klientit si dhe për të rregulluar gabimet e produktit, ne përpunojmë të dhënat e kërkesës për datën tuaj tëservisit te partneri juaj i servisit (p.sh. numrin e identifikimit të automjetit, kategorinë e nevojës për servis, datën e dërgimit të kërkesës për datën e servisit, partnerin e servisit të zgjedhur nga ju dhe informacionet për datën e dakordësuar të servisit). Gjithashtu, partneri përkatës i servisit na transferon të dhënat e mëposhtme: numrin e identifikimit të automjetit, kohën e kërkesës së datës së servisit (pranimi i kërkesës së datës së servisit), kohën e kontaktimit dhe kohën e përfundimit. Ne analizojmë të dhënat tuaja të specifikuara më parë, me qëllim përmirësimin e produktit dhe garantimin e cilësisë së kërkesës për datën e servisit te partneri juaj i servisit dhe për të shmangur ndërprerjen ose vonesat në procesin e përpunimit të kërkesave. Kështu kontrollojmë, për shembull, nëse ka probleme në transferimin e të dhënave tek partnerët e servisit (p.sh. të dhëna të paplota ose vonesa brenda dërgimit të të dhënave), për t’i identifikuar dhe për të interceptuar që herët. Kështu mund të përmbushim dëshirën e klientëve për një datë servisi dhe mund të rritet kënaqësia e klientit me shërbimet dixhitale. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është interesi jonë i arsyetuar për t’ju ofruar juve shërbimin më të mirë të mundshëm të klientit (shihni nenin 6 paragrafi 1 shkronja f) e DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale)).
Gjithashtu, do të përcillen të dhënat e specifikuara tek importuesi përgjegjës për vendin tuaj, për komandimin dhe përmirësimin e procesit, p.sh. për auditet e cilësisë. Ky përpunim i të dhënave bëhet në bazë të interesit tonë të lartpërmendur, për të rritur kënaqësinë e klientëve me shërbimet tona dhe për t’u ofruar klientëve tanë një datë servisi në kohën e duhur nëpërmjet partnerit tonë të servisit. (Neni 6, (parag. 1, germa "f" e GDPR). Të dhënat e specifikuara do të fiken pas pesë vjetësh. Për mbështetjen ne përdorim CARIAD SE dhe Amazon Web Services GmbH si përpunuesit tanë të porosisë.
Nëse marrim një kërkesë prej jush që nuk ka të bëjë me shërbimin e klientit por me një palë të tretë, ose që nuk mund ta përpunojmë pa konfirmimin e kësaj pale të tretë, do t’ia përcjellim kërkesën tuaj palës së tretë të lartpërmendur në formë të enkriptuar, nëse kjo është e nevojshme për qëllimin e përpunimit të kërkesës suaj dhe për të ofruar shërbimin e klientit, si dhe nëse kjo çon në një përpunim më të shpejtë dhe më të përshtatshëm për klientët në interesin tuaj legjitim dhe tonin (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa f) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE). Nëse kjo palë e tretë ndodhet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe/ose (leximi) qasja tek të dhënat nga vendet e treta nuk përjashtohet, ndaj duhet të lidhet një marrëveshje përkatëse për mbrojtjen e të dhënave sipas standardit të BE-së, për të garantuar mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave tuaja personale. Klauzolat e kontratës sipas standardit të BE-së mund t’i shkarkoni nga URL-ja https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087.
2. Përpunimi i të dhënave për analizën e problemeve, optimizimin e proceseve dhe sigurimin e cilësisë
Për identifikimin dhe analizën e fokusit të problemit të shërbimeve dhe produkteve tona digjitale për optimizimin e procesit tonë të përpunimit në Customer Interaction Center dhe për ruajtjen e cilësisë ne përpunojmë të dhënat personale të nevojshme. Në rastin e këtyre të dhënave kemi të bëjmë me të dhëna që lidhen me automjetin (p.sh. numri i identifikimit të automjetit, të dhënat e prodhimit, të dhënat e pajisjeve të komandimit, versionet e softuerit dhe harduerit, të dhënat e regjistrimit) dhe të dhënat e kontaktit të klientit (p.sh. adresa e E-Mail-it, VW-User ID, User Profil i regjistrimit, të dhëna mbi procesin e gjurmimit të tregut). Në kuadrin e këtij përpunimi të dhënash kryhet një anonimizim ose fshirje e të dhënave brenda 96 orëve.
3. Përpunimi i të dhënave në lidhje me vetëshërbimin
Nëse nuk dëshironi më të na kontaktoni drejtpërdrejt, mund të përdorni gjithashtu vetëshërbimin tonë. Vetëshërbimi ynë i përgjigjet pyetjeve tuaja më të shpeshta (FAQs) në mënyrë të drejtpërdrejtë duke sugjeruar një përgjigje përkatëse për pyetjen që vendosni në fushën e të dhënave, Nuk është nevoja të vendosni të dhëna personale tek fusha e të dhënave të vetëshërbimit tonë dhe mund ta bëni pyetjen në mënyrë anonime. Nëse vendosni të dhëna personale në fushën e të dhënave të vetëshërbimit tonë, para se t’i përgjigjemi pyetjes suaj, i fshijmë të dhënat personale, me përjashtim të emrit tuaj dhe emrit të qytetit dhe të rrugës, pasi nuk e bëjmë dot për arsye teknike. Për ta bërë këtë, mund të skanojmë të dhënat e vendosura automatikisht dhe të fshehim sekuencat e numrave, si kodet postare, numrat e banesave dhe numrat e identifikimit të mjetit, në mënyrë që të mund të identifikojmë vetëm një vend apo qytet, një rrugë apo një seri mjetesh, si dhe modelin dhe vitin e modelit. Më pas, nuk jemi në gjendje t’ju gjurmojmë vetë ju si person përmes këtyre detajeve. Për qëllimin e garantimit të cilësisë së vetëshërbimit, ruajmë një kod ID gjenerik sesioni për çdo kërkesë, nga çdo përdorues. Megjithatë, ne nuk mund t’ju gjurmojmë vetë ju si person përmes tyre. Ky përpunim të dhënash bazohet në interesin tonë legjitim (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa f) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE) për t’ju ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta (FAQs), sipas nevojës. Për përpunimin e informacionit të ruajtur në fushën e tekstit të lirë, ne bashkëpunojmë me kompaninë Inbenta Holding Inc. si përpunues të të dhënave. Ne i fshijmë të gjitha të dhënat nga fusha e të dhënave të vetëshërbimit tonë pas 28 ditësh ose në përputhje me kërkesat ligjore, për shembull, pasi qëllimi për të cilin janë mbledhur bëhet i pavlefshëm dhe fshirja nuk bie në kundërshtim me asnjë detyrim për ruajtjen e tyre.
4. Informacion për përpunuesit
Ofruesit e shërbimit i përdorim për të mundësuar CIC dhe funksionet individuale. Nëse ofruesit e shërbimit i përpunojnë të dhënat personale për llogarinë tuaj, kemi arritur në një marrëveshje për përpunimin e të dhënave dhe kemi rënë dakord për garancitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale me këta ofrues shërbimi. Ne i zgjedhim ofruesit tanë të shërbimit me kujdes. Ata i përpunojnë të dhënat personale vetëm për qëllimin e përmbushjes së përgjegjësive të tyre dhe kanë detyrim kontraktual ndaj udhëzimeve tona, kanë në dispozicion masa të përshtatshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale dhe monitorohen rregullisht prej nesh.
Për përpunimin e kërkesave tuaja, ofrimin e shërbimit të klientit dhe reklamimin mbështetemi nga Concentrix Holding Germany GmbH (Gjermani) si dhe Salesforce.com EMEA Limited (Britani e Madhe) si përpunues me një sistem që funksionon brenda Bashkimit Evropian. Duke qenë se Saleforce e ka selinë në Shtetet e Bashkuara, (leximi) qasja e të dhënave nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të përjashtohen. Për të garantuar mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave tuaja personale është lidhur një marrëveshje përkatëse për mbrojtjen e të dhënave sipas standardit të BE-së. Klauzolat e kontratës sipas standardit të BE-së mund t’i shkarkoni nga URL-ja https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087. Të dhënat e ruajtura në Evropë ruhen gjithashtu përmes konkludimit të rregullave të detyrueshme të korporatës (garanci e përshtatshme për përpunimin e të dhënave në vendet joevropiane).
Përveç kësaj, Volkswagen AG përdor Cariad SE, Adastra GmbH dhe Deloitte Consulting GmbH, të gjitha me seli në Gjermani, si përpunues për të siguruar funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm.
Kur përpunojmë kërkesat tuaja dhe për qëllimet e shërbimit të klientit dhe analizimin e të dhënave tuaja për qëllimin e garantimit të cilësisë dhe përmirësimit të shërbimit të klientit, si dhe produkteve dhe shërbimeve tona, mbështetemi nga Amazon Web Services EMEA SARL (Irlandë) si përpunues kontraktual me një sistem që funksionon brenda Bashkimit Evropian. Regjistrimet për qëllimet e përmirësimit të shërbimit të klientit transkriptohen përmes softuerit të transkriptimit ‘Amazon Transcribe’. Duke qenë se AWS e ka selinë në Shtetet e Bashkuara, (leximi) qasja e të dhënave nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të përjashtohen. Për të garantuar mbrojtje të mjaftueshme të të dhënave tuaja personale është lidhur një marrëveshje përkatëse për mbrojtjen e të dhënave sipas standardit të BE-së. Klauzolat e kontratës sipas standardit të BE-së mund t’i shkarkoni nga URL-ja https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087.
Inbenta Holdings INC. na ndihmon në ofrimin e vetëshërbimit tonë. Sucursal en España, C/ Arago 222, 08011 Barcelonë (Spanjë).
III. Përdorimi me/pa një llogari përdoruesi të Volkswagen dhe përgatitja e regjistrimit të llogarisë
Nëse na kontaktoni me kërkesa që lidhen me shërbimet digjitale apo aplikacionet tona, ne kontrollojmë gjithashtu nëse keni tashmë një llogari përdoruesi të Volkswagen ID, prandaj do t’ju kërkojmë adresën e emailit dhe do të kontrollojmë nëse keni tashmë një Volkswagen ID (duke përdorur Volkswagen ID mund të hyni në shërbime të ndryshme online (p.sh. faqe interneti ose aplikacione) nga Volkswagen AG dhe palët e treta. Ai shërben si një llogari përdoruesi qendrore, të cilën mund ta përdorni për t’i menaxhuar të dhënat në mënyrë qendrore. Përpunimi i të dhënave i kërkuar për Volkswagen ID kryhet për qëllimet e përmbushjes së kontratës (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa b) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE). Regjistrimi kërkon adresën tuaj të emailit dhe një fjalëkalim të zgjedhur personalisht prej jush. Ju lutemi t’i referoheni politikës gjithëpërfshirëse të privatësisë për Volkswagen ID. Këtë politikë mund ta lexoni në https://vwid.vwgroup.io/data-privacy).
Nëse na kontaktoni dhe nuk keni një Volkswagen ID, mund t’u kërkoni agjentëve tuaj të përgatisin regjistrimin tuaj për Volkswagen ID gjatë bisedës. Me miratimin tuaj (shihni sek. VI) do ta regjistrojmë porosinë tuaj përmes telefonit dhe do të përpunojmë emrin, adresën e emailit, adresën, numrin e telefonit, vendin dhe gjuhën për të përgatitur regjistrimin dhe do t’ju dërgojmë një email me një ftesë për të regjistruar një Volkswagen ID. Për t’u siguruar që do të jeni vetëm ju që do të keni qasje tek të dhënat tuaja si klient dhe për t’u përgatitur për regjistrimin tuaj, duhet të zgjidhni një kod ftese me katër shifra, sipas dëshirës tuaj dhe komunikojani atë agjentit tuaj. Duhet të vendosni kodin për të përfunduar procesin e regjistrimit të Volkswagen ID brenda 30 ditësh; vetëm nëse e keni vendosur si duhet kodin tuaj të ftesës, të dhënat tuaja të regjistruara paraprakisht si klient do t’i caktohen Volkswagen ID tuaj; kjo eliminon mundësinë që palë të treta të paautorizuara të kenë qasje tek të dhënat tuaja si klient, edhe nëse ftesa shkon në adresën e gabuar. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja si klient për të përgatitur regjistrimin tuaj për Volkswagen ID (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa b) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE) dhe fshijmë regjistrimin e porosisë suaj përmes telefonit pas 60 ditësh dhe të dhënat tuaja të regjistruara si klient pas 30 ditësh].
IV. Përgatitja për marrjen e miratimit për të marrë reklama, qasjen ndaj reklamave, sondazheve të kënaqësisë
Nëse keni një Volkswagen ID, agjenti ynë do të kontrollojë si pjesë e shërbimit të klientit, nëse na keni dhënë më parë miratimin tuaj për të marrë reklama përmes adresën së emailit që keni ruajtur tek Volkswagen ID. Nëse nuk na e keni dhënë ende miratimin për marrjen e reklamave, mund ta përgatisni atë gjatë zhvillimit të një bashkëbisedimi. Me miratimin tuaj (shihni sek. VI) ne e ruajmë dëshirën tuaj për miratimin përmes telefonit dhe ju dërgojmë një email me një ftesë për të miratuar marrjen e reklamave të drejtpërdrejta. Ju mund të jepni miratimin për marrjen e reklamave të personalizuara për ju, duke klikuar lidhjen në ftesën me email brenda 30 ditësh (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa a) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE). Ne do ta fshijmë regjistrimin e dëshirës suaj për miratim, pasi të kemi marrë miratimin tuaj me email. Nëse nuk na jepni miratimin tuaj, do ta fshijmë dëshirën tuaj për miratim maksimumi pas 60 ditësh.
Nëse na keni dhënë tashmë miratimin tuaj për marrjen e reklamave të drejtpërdrejta (shihni nenin 6, paragrafi 1, germa a) Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE), agjenti ynë mund t’ju kontaktojë dhe t’ju këshillojë për produktet dhe shërbimet tona. Për të përmirësuar kontaktimin dhe këshillimin nga agjentët tanë, ne i përpunojmë të dhënat nga llogaria juaj e përdoruesit të Volkswagen ID dhe shërbimet përkatëse, si dhe rezultatet nga segmentimet. Nëse jeni të interesuar për produkte ose shërbime, interesi juaj regjistrohet dhe përpunohet për t’ju dërguar më tej reklama të personalizuara posaçërisht për ju. Për më shumë informacione lidhur me mbrojtjen e të dhënave në kontekstin e miratimit të marrjes së reklamave të drejtpërdrejta dhe qasjeve të reklamave, lexoni politikën e privatësisë së Volkswagen ID në https://vwid.vwgroup.io/data-privacy.
V. Regjistrimi dhe analizimi i kërkesave përmes telefonit dhe sondazhet e kënaqësisë
Nëse na kontaktoni me anë të telefonit për çështjet për shërbimet ose aplikacionet tona dixhitale dhe/ose merrni pjesë në sondazhet e kënaqësisë, atëherë përpara fillimit të bisedës ju keni mundësinë, për të pranuar regjistrimin e bisedës suaj për sigurinë e cilësisë dhe përmirësimin e kujdesit ndaj klientit si dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale, duke ndjekur për më tepër njoftimet përkatëse në radhë dhe duke shtypur butonin përkatës të telefonit tuaj (krahas. neni 6, parag. 1, germa "a" e GDPR). Ju mund ta revokoni në çdo kohë dhënien e pëlqimit tuaj, duke e njoftuar agjentin gjatë bisedës ose duke dërguar një email në adresën info-datenschutz@volkswagen.de .
Nëse na keni akorduar një miratim për regjistrimin e një ose të disa bisedave, ne e(i) regjistrojmë bisedën(at) tuaj(a).
Për sigurimin e cilësisë së shërbimit tonë të klientit dhe të shërbimeve tona digjitale ne i analizojmë regjistrimet. Kjo analizë na lejon ndër të tjera të nxjerrim përfundime për kohëzgjatjen, përmbajtjet dhe aktivitetin e bisedës si dhe sa të kënaqur jeni me shërbimin e klientit. Në këtë mënyrë ne mund të identifikojmë dhe të përdorim çështje të rëndësishme për klientin për bisedat e mëvonshme dhe trajnimet e agjentëve tanë (p.sh. për sigurimin e ruajtjes së direktivave, për ndërmjetësimin e direktivave në bazë të shembujve praktikë). Ne i fshijmë të dhënat tuaja nga analiza ose i anonimizojmë ato pas 14 ditëve.
C. Përpunimi i të dhënave personale të klientëve komercialë në rastin e përdorimit të CIC
Për klientët komercialë, përpunimi i të dhënave kur përdorni faqen e internetit/aplikacionin e veçorive të CIC është në thelb identik me përpunimin e të dhënave të përshkruara në B. (me kusht që funksionet dhe shërbimet kur përdorni CIC ofrohen edhe për klientët komercialë). Kur përpunojmë kërkesat tuaja si klient komercial, ne përpunojmë përveç të dhënave tuaja personale të quajtura private ose në vend të B.II.1. të dhënat tuaja personale komerciale (p.sh. adresa profesionale e emailit, adresa organizative). Ndërkohë ne nuk u ofrojmë një vetë shërbim (B.II.2.) klientëve komercialë në rastin e përdorimit të CIC. Përdorimet e Volkswagen ID (B.III.) zbatohen në përputhje me rrethanat për klientët komercialë për ONE Business ID. Ju lutemi vini re politikën e hollësishme për privatësinë të zbatueshme për ONE Business ID. Këtë mund ta thirrni te https://onebusinessid.com/legal#dataprivacy. Ne aktualisht nuk u ofrojmë klientëve komercialë një përgatitje për t'u regjistruar për një llogari përdoruesi të ONE Business ID kur përdorni CIC; e njëjta gjë vlen edhe për përgatitjen e marrjes së pëlqimit për të marrë reklama, adresimin e reklamave, sondazhet e kënaqësisë (B.IV.) si dhe sondazhet e kënaqësisë (përveç pyetjeve telefonike) (B.V.). Përpunimet për analizën e kërkesave (përveç kërkesave telefonike) (B.V.) dhe regjistrimin dhe analizën e kërkesave telefonike dhe/ose sondazhet e kënaqësisë (B.VI.) zbatohen në përputhje me rrethanat për klientët komercialë.
D. Siguria Kibernetike
Në rastin e dyshimit të sulmeve Sigurisë Kibernetike ju keni mundësinë për përdorimin e shërbimeve tona dixhitale të drejtoheni te Qendrës Interaktive të Klientit (CIC). Në këtë kontekst, Volkswagen AG përpunon të dhënat personale të kërkuara siç janë të dhënat tuaja personale (p.sh. emri, adresa e emailit, adresa, numri i telefonit, vendi dhe gjuha), të dhënat e kontratës (p.sh. numrat e kontratës dhe të klientit, pëlqimet), të dhënat e transaksionit (p.sh. të dhënat e porosisë dhe të faturës), të dhënat e automjetit (p.sh. numri i identifikimit të automjetit, regjistrimi fillestar, informacionet për pajisjen), të dhënat e përdorimit të automjetit (p.sh. kilometrazhi, ditari, nivelet e lëngjeve), të dhënat e servisit (p.sh. data e lëshimit/marrjes së automjetit, automjeti zëvendësues), të dhënat e harduerit (p.sh. lloji i pajisjes, prodhuesi i pajisjes fundore, numri serial i pajisjes fundore), të dhënat e softuerit (p.sh. firmueri, sistemi operativ, versioni i aplikacionit), të dhënat e përdorimit të IT (p.sh. regjistrimet te shërbimet, përdorimi i funksioneve ) ose të dhënat e pagesës (p.sh. të dhënat e bankës).
Baza ligjore për vendosjen e kontaktit në rastin e sulmeve të Sigurisë Kibernetike është një interes i madh legjitim në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa ''f'' e Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të dhënave Personale në BE. Interesi legjitim i Volkswagen AG është të sigurojë nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë për shërbimet dhe serviset tona dixhitale.
Cariad SE dhe Salesforce.com, Inc si përpunues na mbështesin në përpunim. Një akses në informacionet nga Salesforce.com, Inc me seli në SHBA nuk mund të përjashtohet, kështu që është lidhur një kontratë standarde përkatëse e BE (garanci e përshtatshme për përpunimin e të dhënave në vendet joevropiane). Ju mund të thirrni klauzolat standarde kontraktuale të BE të përdorura nëpërmjet URL https://eur-lex.europa.eu/legal-content/DE/TXT/?uri=CELEX%3A32010D0087.
Ne i ruajmë të dhënat tuaja vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përmendura për të cilat ne përpunojmë të dhënat tuaja dhe me kusht që fshirja të mos bjerë ndesh me ndonjë detyrim tjetër të ruajtjes.
E. Detyrimi për vendosjen në dispozicion të të dhënave
Ju duhet të vendosni në dispozicion vetëm ato të dhëna, të cilat janë të domosdoshme për përpunimin e përshkruar më sipër të të dhënave personale ose për vlerësimin e të cilave ne jemi të detyruar me ligj. Pa këto të dhëna ne normalisht nuk mund ta kryejmë përpunimin e kërkesës tuaj.
F. Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtave të personave në fjalë
Nëse keni pyetje të përgjithshme mbi këtë politikën për privatësinë ose mbi përpunimin e të dhënave tuaja nga ana e Volkswagen AG, mund t’i drejtoheni personit tonë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave Oliver Draf:
· Posta: Volkswagen AG, Datenschutzbeauftragter, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Germany
Ju posedoni të drejtat e mëposhtme ndaj nesh, sipas kushteve ligjore përkatëse:
· E drejta për informacion (neni 15 i DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale))
· E drejta për korrigjim (neni 16 i DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale))
· E drejta për fshirjen ose “E drejta për tu harruar” (neni 17 i DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale))
· E drejta për kufizim dhe përpunim (neni 18 i DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale))
· E drejta për transferueshmërinë e të dhënave (neni 20 i DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale)).
Përveç kësaj ju posedoni të drejtën që në çdo kohë në përputhje me nenin 77 DSGVO (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale) t’i drejtoheni një autoriteti për monitorimin e mbrojtjes së të dhënave, nëse jeni të mendimit që përpunimi i të dhënave që kanë të bëjnë me ju shkel ligjet në fuqi. Adresa e autoritetit monitorues për mbrojtjen e të dhënave përgjegjës për VOLKSWAGEN është:
Personi përgjegjës i landit për mbrojtjen e të dhënave në Niedersachsen Prinzenstraße 5 30159 Hannover Deutschland / Germany
Por ju mund të ankoheni edhe te çdo autoritet tjetër për monitorimin e mbrojtjes së të dhënave, përgjegjës për ju, brenda ose jashtë BE-së, sidomos te një autoritet mbikëqyrës në vendin anëtar ku jeni i regjistruar, të vendit tuaj të punës ose të vendit ku mund të ketë ndodhur shkelja. Më poshtë gjeni një link në të cilin gjeni të gjitha të dhënat e kontaktit të autoriteteve kombëtare të të gjithë vendeve anëtare: https://edpb.europa.eu/about-edpb/board/members_en.
E drejta për kundërshtim
Ju posedoni të drejtën që të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja,
· nëse përpunimi bëhet me qëllime marketingu të drejtpërdrejtë (duke përfshirë profilizimin me qëllim marketingu të drejtpërdrejtë) ose
· nëse përpunimi (duke përfshirë profilizimin) është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave legjitime tonat ose të një pale të tretë (neni 6, paragrafi 1, shkronja f e DSGVO Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale). Në rastin e një kundërshtie të tillë, ju lutemi të ndani me ne arsyet, për të cilat kundërshtoni përpunimin e të dhënave. Ne nuk i përpunojmë më të dhënat tuaja në rastin e kundërshtimit tuaj, në qoftë se ne mund të tregojmë arsyet detyruese mbrojtëse për përpunimin, të cilat tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë tuaja, ose nëse përpunimi i shërben zbatimit, ushtrimit ose mbrojtjes së pretendimeve ligjore.
Kundërshtimin tuaj dhe, nëse nevojitet, arsyetimin e tij drejtojani Volkswagen AG, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, me E-Mail te privacy@volkswagen.de ose përmes portalit tonë për ruajtjen e të dhënave https://datenschutz.volkswagen.de/.
Të drejtat e të prekurit
Nëse dëshironi të kërkoni të drejtat e të prekurit, përdorni me kënaqësi portalin tonë për mbrojtjen e të dhënavehttps://datenschutz.volkswagen.de/
Ju mund ta dërgoni kërkesën tuaj edhe përmes mundësive të mëposhtme të kontaktit
· Me postë: Volkswagen AG, Privacy Team, Berliner Ring 2, 38440 Wolfsburg, Germany